Veliaj: Rama ishte për ne kur Tirana kishte nevojë, sot ka nevojë ai për Tiranën

Veliaj: Rama ishte për ne kur Tirana kishte nevojë, sot ka nevojë ai për Tiranën
Të bashkuar më fort se kurrë në një votë kuqezi për nr.2, mijëra qytetarë të Tiranës morën pjesë në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në kryeqytet në mbështetje të Partisë Socialiste. Në fjalën e hapjes, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të votojnë Edi Ramën Kryeministër, si garanci për të bërë edhe më shumë punë në vitet në vazhdim.

Veliaj theksoi se asgjë nuk do të ishte bërë e mundur pa mbështetjen e pakufishme që Edi Rama ka dhënë për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë.

“Tirana është gati për fitore kuqezi, për Partinë Socialiste. Në këto dy vjet kemi bërë shumë punë në Tiranë. Unë jam këtu falë votës së Partisë Socialiste dhe qytetit të Tiranës për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur. Asnjë prej këtyre punëve, sheshi “Skënderbej”, Bulevardi i Ri, Pazari i Ri nuk do të ishte e mundur pa fuqinë dhe mbështetjen e Edi Ramës. Ne socialistët besojmë në parimin “një për të gjithë, të gjithë për një”. Edi Rama ishte për ne kur Tirana kishte nevojë, sot ka nevojë Edi Rama për Tiranën dhe Tirana do të ngrihet në këmbë për Edi Ramën dhe për Partinë Socialiste të Shqipërisë”, theksoi Veliaj. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: