Veliaj: Me Edi Ramën, më shumë investime për Tiranën

Veliaj: Me Edi Ramën, më shumë investime për Tiranën
Bashkia e Tiranës ka nisur investimin për ndërtimin e 3 akseve në Pezë, për t’i shërbyer banorëve të zonës për lehtësimin e lëvizjes së tyre, si dhe të ndihmojë fermerët në transportimin drejt tregjeve të kryeqytetit të prodhimeve bujqësore. Nisja e investimit u inspektua nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Kryetari i Këshillit të qarkut të Tiranës Aldrin Dalipi.

“Besoj që Peza është një nga ato ish komuna që ia pa hajrin bashkimit me Tiranën, sepse fuqia investuese e Tiranës bashki dhe e Tiranës qark, është shumë herë më e madhe se sa një komunë e vogël, me pak banorë, me pak të ardhura, çka përkthehej në më pak taksa e investime. Dua të falenderoj shumë deputeten e mrekullueshme Erjeta Alhysa, e cila është një avokate fantastike e kësaj zone. Nëse të bashkuar po bëjmë këto investime, imagjino ç’mund të bëjmë të bashkuar me Arjetën, Irmën, Edi Ramën, me PS, ku fuqia është edhe më e madhe, investimet janë edhe më të mëdha”, u shpreh Veliaj.

Në fakt, për komunën Pezë bashkia ka planifikuar 6 projekte.

“ Pas hapjes së Bulevardit të ri, po jepet një shembull që ka edhe disa bulevarde të vogla në zonat periferike të Tiranës, ish-komunave të djeshme, në të cilat më parë nuk është bërë asnjë investim. Tashmë, po hymë thellë në lagjet e Pezës, kemi hapur portën drejt gjysmës së mandatit me vizionin e Kryetarit të Bashkisë, që gjysma e dytë e mandatit në qeverisjen vendore do të fokusohet te zonat periferike të Bashkisë Tiranës, që edhe ata ta ndjejnë veten pjesë të ndryshimeve të mëdha që ndodhin në qendër si sheshi “Skënderbej” apo Pazari i ri, që janë tani atraksion jo vetëm për turistët vendas, por edhe për turistët ndërkombëtarë.”- u shpreh kryetari i Këshillit të qarkut të Tiranës Aldrin Dalipi.

Veliaj dhe Dalipi garantuan shtrirjen e investimeve në të gjitha njësitë administrative. /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: