Turistja i drejtohet presidentit: Nuk ju njoh, kush jeni? (Video)

Turistja i drejtohet presidentit: Nuk ju njoh, kush jeni? (Video)
Një turiste nga Brazili ka bërë një fotografi me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev në mes të një turme me njerëz por pa e ditur se kush është ai.

Sipas mediave të huaja, presidenti ishte në një fshatin e malit Strandja për të parë një valle rituale pagane. Gruaja e presidentit ishte ajo që e bëri fotografinë e të dyve dhe më pas filloi biseda mes tyre.

Turistja: Unë nuk ju njoh, por..

Presidenti: Nga jeni?

Turistja: Brazili.

Presidenti: Brazili? Po cfarë po bëni këtu?

Turistja: Pse të mos jem këtu?

Presidenti: E di cfarë do të ndodhë këtu së shpejti?

Turistja: Dicka e madhe. Kush jeni ju? Pse jeni i rëndësishëm?

Presidenti: Kush është i rëndësishëm?

Turistja: Ju!

Presidenti: Unë nuk jam i rëndësishëm. Jam njësoj si cdo bullgar tjetër këtu.

Turistja: Nuk e besoj. Ju jeni i rëndësishëm, kush jeni?

Presidenti: Unë jam president.

Turistja: Joooo, nuk mund ta besoj.

Kështu u mbyll biseda e tyre, e cila u përhap në rrjete sociale me shpejtësi ku të gjithë panë se si një vajzë e thjeshtë arriti të komunikonte me presidentin.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: