Shpërthimi në Durrës, reagon PS: Nxitimi në akuza ngre dyshime për inskenim

Shpërthimi në Durrës, reagon PS: Nxitimi në akuza ngre dyshime për inskenim
Partia Socialiste e Durrësit ka dënuar dhe është distancuar ndaj sulmit me lëndë shpërthyese në selinë elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Me anë të një deklarate, PS Durrës shpreh keqardhjen për akuzat e LSI-së dhe kërkon hetim të plotë nga organet ligj zbatuese.

PS shprehet se nxitimi në akuza ngre për dyshime për ngjarje të inskenuar nga vet LSI-ja.

Deklarata e PS-së:

Në radhë të parë dënojmë ngjarjen e sotme dhe distancohemi nga ky akt i turpshëm vandal. Kërkojmë nga organet ligjzbatuese hetimin dhe zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes, e cila nuk i shërben aspak zhvillimit normal të procesit zgjedhor.

Shprehim keqardhje që LSI ende pa u kryer asnjë hetim nga organet ligjzbatuese nxiton të akuzojë.

Nxitimi për të akuzuar, më së shumti, ngre dyshimet për një ngjarje të inskenuar nga vet LSI me synim përdoren e saj për qëllimet elektorale të ditës.

Asnjë tentativë për tensionimin e situatës nuk do mund të dalë me sukses pasi fushata në tërësi ka qenë e qetë dhe pa probleme.

Qytetarët e Durrësit e refuzojnë dhunën dhe tensionin pasi duan të shkojnë të qetë drejt kutive të votimit për të shprehur me votë vullnetin e tyre të lirë.  /e.g/

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: