Shpërndante para për blerje votash, arrestohet doganieri i Vermoshit

Shpërndante para për blerje votash, arrestohet doganieri i Vermoshit
Një doganier në doganën e Vermoshit është arrestuar pasi është kapur me një listë votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash. Policia e Shkodrës raporton se paratë ishin të destinuara për tu shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Arrestimi në flagrancë i Izmir Gëzim Bushajt, 26 vjeç, banues në fshatin Kullaj dhe Xhyher Bushaj është bërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë

Brenda automjetit tip Hunday me targa AA 797 MK u konstatua një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash të destinuara për ti shpërndarë me qëllim blerjen e votës. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: