Shkon për vizitë tek motra, i dehuri e plagos me armë në lokal

Shkon për vizitë tek motra, i dehuri e plagos me armë në lokal
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Ngjeqar të Roskovecit. Burime nga policia bëjnë me dije se  rreth orës 18:30 një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të policisë për plagosjen me armë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në një lokal në fshatin Ngjeqar është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Ramiz Gega, 50 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti”, Fier,

Nga hetimet paraprake dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi U.S banues në Ngjeqar, (dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur), ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Ramiz Gega , i cili kishte shkuar për vizitë te motra e tij në fshatin Ngjeqar.

Është shpallur në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij. Shtetasi Gega ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /e.a/

Foto: Ilustruese

Shpërndajeni me miqtë tuaj: