SHBA, Koreja e Veriut teston një motor të ri për raketat

SHBA, Koreja e Veriut teston një motor të ri për raketat
Koreja e Veriut zhvilloi testimin e një motori rakete që mund t’i adaptohet një rakete balistike ndërkontinentale, theksoi sot një zyrtar amerikan.

“Një motor rakete u testua sot”, deklaroi zyrtari amerikan, nën mbulimin e anonimatit, pa dhënë shumë detaje.

Të mërkurën në Uashington, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson kërkoi, gjatë një takimi me homologun kinez , i vetmi aleat i Koresë së Veriut, rritjen e presionit ndaj Phenianit për t’i dhënë fund programeve bërthamore dhe balistike.

Shefi i diplomacisë amerikane e cilësoi Korenë e Veriut si kërcënim për sigurinë, për SHBA-në dhe këmbënguli në përgjegjësinë e Kinës për të ushtruar një presion ekonomik dhe diplomatik më të madh ndaj regjimit korean, nëse kërkon të shmangë një përkeqësim të situatës në rajon. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: