Sfida e Nicki Minaj "pushton" rrjetet sociale (Video)

Sfida e Nicki Minaj "pushton" rrjetet sociale (Video)
Reperja amerikane, Nicki Minaj ka publikuar një video në rrjetin social, Instagram e cila është bërë virale dhe shumë përdorues kanë filluar ta bëjnë.

Kemi dëgjuar për sfidën ‘Running Man’ dhe ‘Ice Bucket’ ndërsa Nicki i inspiroi të gjithë për një ide të re. E veshur me rozë dhe me flokët e gjata të zeza, dëgjohet duke thënë: “Vëmendje! Kështu bëjnë vajzat e këqija kur nisen nga Londra për në Pragë. Disa nga ju nuk mund të shqiptojnë fjalën Pragë.”

Më pas u largua me një ecje karakteristike që bëjnë vajzat. Që nga ky moment, pati shumë video ku njerëzit tregonin se si e çojnë fëmijën te burri apo si hedhin plehrat. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: