Rama mbyll fushatën në Tiranë: Votë kuqezi, për të gjitha ata që duan shtet

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Votë kuqezi, për të gjitha ata që duan shtet
Kryeministri Rama ka mbyllur fushatën elektorale sot në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ku mbajti një fjalim të gjatë.

Rama vlerësoi reformat e qeverisë së tij, duke u ndalur më shumë te reforma në Arsim. Rama tha se ata që janë kundër reformës në arsim, kanë humbur pushtetin.

Rama madje shkoi deri te mallkimet, kur tha se nëse prindërit demokratë vendosin punën e Bashës para të ardhmes së fëmijëve të tyre, jazëk u qoftë”.

“Nëse prindërit demokratë, vendosin përparësi gjetjen e një punë për Lulin sesa të ardhmen e fëmijëve të tyre, jazëk u qoftë, - tha Rama. - Thirrini pak memories suaj. Dhe që i kanë ndjekur fushatat nga viti 1992. Çfarë ju kujtohet nga çdo fushatë. Ju kujtohet se të gjitha partitë, në çdo fushatë për qeverinë, për bashkinë vijnë përpara jush dhe thonë: Kush e kush më shumë do t’i çojë taksat në tokë dhe shpenzimet në hava.

Si ka mundësi që kjo recetë nuk funksionoi kurrë. Si ka mundësi që e përsëriti të njëjtën recetë. Është ajo mundësi që ne socialistët e dimë dhe nuk mund ta neglizhojmë. Nuk ka ulje taksash dhe zhvillimesh".

Ai kishte një mesazh edhe për ish-aleatët e LSI-së.

"Ata që janë kundër reformës në arsim, kanë humbur pushtetin mbi shpirtrat e të rinjve. Ata nuk munden dot t’i sundojnë shpirtrat e të rinjve, duke u dhënë kopjen provimeve. Dhe sot asnjë djalë politikani, as një vajzë biznesmeni, nuk e parakalon dot vjazën e një fermeri në Dajt nëse i kanë pikët njësoj. I keni dëgjuar kur thonë do ta përmbysim reformën në arsim, sepse është një reformë që favorizon privatët", tha Rama.

Në fund, Rama u shpreh: “Jemi në betejë për të bërë Shqipërinë që duam. Dua një votë kuqezi, për dinjitetin e çdo njeriu që do shtet".

Shpërndajeni me miqtë tuaj: