Rama: Falë reformave mund të ndërtojmë shtëpinë e shtetit modern

Rama: Falë reformave mund të ndërtojmë shtëpinë e shtetit modern
Ndryshe nga takimet e tjera elektorale në qytete të ndryshme, kryeministri Rama ka mbajtur sot në Gramsh një diskutim të gjatë për ekonominë, punësimin, rritjen e rrogave dhe pensioneve.

Rama është shprehur ndër të tjera se paga minimale nuk do të jetë me e vogël se 300 mijë lekë. Mes të tjerash ai ka kërkuar që populli të jetë i bashkuar për nisjen e një revolicioni në administratën shtetërore.

“Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria që duam ka nevojë për popullin e bashkuar. Vetëm të bashkuar mund të hapni rrugën e revolucionit në administratën shtetërore dhe mund të bëni të mundur që pas 27 vitesh, zyrat e shtetit të jenë zyra ku i shërbehet qytetarëve”, tha Rama.

Rama e argumentoi kështu mënyrën e vazhdimësisë së reformave dhe ndërtimit të shtetit: “Ka diçka shumë më të rëndësishme se e majta dhe e djathta. Kjo është Shqipëria, familja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Që nga viti 1991 partitë vijnë tek ju për të marrë vota dhe përsërisin uljen e taksave dhe shpenzimet e mëdha. Prej vitit 1991 deri në vitin 2013, partitë morën votën tuaj, por shtetin e trajtuan si tepsi për pushtetin e tyre, - tha kryeministri. - Ne jemi të bindur se jemi sot në momentin kur mbi themelet që kemi hedhur me reformat tona mund të ndërtojmë shtëpinë e shtetit modern shqiptar”, deklaroi Rama. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: