Portugali, rrëzohet avioni që tenton të shuajë zjarret

Portugali, rrëzohet avioni që tenton të shuajë zjarret
Një avion i përfshirë në operacionet shuarjes së zjarreve e mëdha të pyjeve në Portugalinë qendrore është rrëzuar.

Autoritetet thonë se avioni i “Canadair” u rrëzua pranë Pedrógão Grande. Deri më tani nuk ka pasur asnjë informacion për viktima.

Ndërkohë, më shumë se 1,000 zjarrfikës po luftojnë me zjarret që kanë marrë jetën e të paktën 64 vetëve dhe lëndimin e më shumë se 130 të tjerëve që prej ditës së shtunë.

Shumë prej viktimave vdiqën në makinat e tyre ndërsa përpiqeshin të shpëtonin.

Zyrtarët e mbrojtjes civile kanë thënë se presin që flakët të jenë nën kontroll së shpejti, por paralajmërojnë se temperaturat e larta po pengojnë përpjekjet.

Temperatura më të larta priten të shkojnë deri në rreth 38 gradë C gjatë javës dhe të favorizuara nga era mund të sjellin zjarre të tjerë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: