Pogradec, 80-vjeçari hyn për t’u larë, por mbytet në liqen

Pogradec, 80-vjeçari hyn për t’u larë, por mbytet në liqen
Një i moshuar ka humbur jetën në Pogradec, pasi është mbytur në liqen. Sipas policisë K.A, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Bregas-Maliq ka qenë duke u larë, ndërsa ka kërkuar ndihmë.

Pas ndërhyrjes nga shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare ai është nxjerrë në breg pa shenja jete. 80 vjeçari ishte i shoqëruar nga vëllai i tij.

Nga të dhënat paraprake rezulton se viktima ka qenë i shoqëruar me vëllanë e tij, ku së bashku me këtë të fundit në mesditë, janë larë disa herë të tjera në liqen.

Trupi i pajetë i shtetasit K.A, është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit, nga ku priten të dalin edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /e.a/

Foto: Ilustruese

Shpërndajeni me miqtë tuaj: