Përplasja me Tahirin, Rama shkarkon zv/ministrin e Brendshëm të LSI-së

Përplasja me Tahirin, Rama shkarkon zv/ministrin e Brendshëm të LSI-së
Kryeministri Rama ka shkarkuar zv/ministrin e Brendshëm, Ilir Markon pas përplasjeve me ish-ministrin Tahiri.

Marko i dërgoi një SMS Tahirit duke i thënë se atë e kishin përgjuar ndërkombëtarët dhe se ata e kanë shkarkuar.

Mirëpo përplasja e tij me Tahirin, i kushtoi edhe shkarkimin. Marko vinte nga radhët e LSI-së.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimi Tahiri akuzoi sot LSI-në dhe ish-kryetarin e saj, Ilir Meta për zgjedhjet dhe për rolin e LSI-së në këtë fushatë. Mes rreshtave të një reagimi të gjatë Tahiri akuzonte LSI se e kanë përgjuar në zyrë gjatë kohës që ishte në detyrë. Ministri aludoi se zv/ministri i tij, Ilir Marko i ka vendosur një përgjues ambientet e Ministrisë.

Në fakt, kjo akuzë duket se ka zbuluar të vërtetën e përgjimit të Ministrit, por edhe arsyet e shkarkimit të tij.

Ish-zëvendësi i Tahirit, Ilir Marko ka treguar atë që ka ndodhur me Saimir Tahirin gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Në një mesazh privat, Ilir Marko i kujton Saimir Tahirit se nuk ishte nevoja ta përgjonte ai (siç aludon Tahiri), pasi këtë gjë e kanë bërë shërbimet ndërkombëtare. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: