Përfshirja në fushatë, pezullohet drejtori i ALUIZNI-t Shkodër

Përfshirja në fushatë, pezullohet drejtori i ALUIZNI-t Shkodër
Drejtori i Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, socialisti Tonin Marku pezullohet përkohësisht nga detyra pasi ka marrë pjesë në fushatë  zgjedhore gjatë orarit të punës.

Pezullimi i përkohshëm është firmosur nga drejtori i ri i ALUIZNI-t në bazë të marrëveshjes së 18 Majit, Rama-Basha, Ibrahim Morina.

Sipas informacionit, Tonin Marku me detyrë drejtor i Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, pezullohet pas informacionit të ardhur pranë titullarit të institucionit për pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore gjatë orarit zyrtar. Urdhri është firmosur sot dhe hyn në fuqi menjëherë. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: