Partizani kërkon Milinkoviç për titullin, Luftëtari mbetet "peng" i trajnerit serb

Partizani kërkon Milinkoviç për titullin, Luftëtari mbetet "peng" i trajnerit serb
Trajneri serb Mladen Milinkoviç nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Në Gjirokastër kontrata e trajnerit serb përfundon më 30 qershor, ndërsa Luftëtari shpreson që 49 vjeçari të vijojë bashkëpunimin me klubin, pas suksesit të sezonit të fundit.

Nën drejtimin e tij Luftëtari jo vetëm nuk rrezikoi rënien, por shpresoi deri në fund për një vend në Europë, duke zënë vendin e katërt, në Kategorinë Superiore.

Në skenë për të pasur shërbimet e tij ka dalë Partizani, që synon vitin tjetër të fitojë titullin kampion. Presidenti Gazmend Demi për stolin ka piketuar trajnerin Milinkoviç, pas ndeshjeve të Europa League, si trajnerin e duhur që mund të japë garanci për titullin e munguar kampion. Në një rast të tillë, Starova do të jetë drejtor sportiv.

Dilema për të vendosur mes Luftëtarit dhe Partizanit, ka bërë Milinkoviç të jetë i paqartë për të ardhmen e tij, duke mbajtur peng edhe nisjen e përgatitjeve të ekipit gjirokastrit.

Një ekip tjetër i rikthyer në Kategorinë Superiore, Kamza, konfirmoi trajnerin Ramadan Ndreu në stol, për sezonin tjetër futbollistik.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: