Parashikimi i motit sot, e premte 23 Qershor 2017

Parashikimi i motit sot, e premte 23 Qershor 2017
Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës do të bëjë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezent në vendin tonë. Nuk përjashtohen vranësira të lehta e kalimtare në zonat malore të vendit. Po ashtu pasditja duke përfshirë edhe natën do të mbeten nën dominimin e motit të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që termometri të ngjitet deri në 35 gradë C në qytetin e Gjirokastrës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

Dallgëzimi në det  do të jetë i forcës deri ne 2 ballë. /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: