Parashikimi i motit sot, e martë 20 qershor 2017

Parashikimi i motit sot, e martë 20 qershor 2017
Masat ajrore të qëndrueshme kontinentale do të kushtëzojnë në vendin tonë, mot kryesisht të kthjellët por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash, më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Parashikohet që pasditja të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre.

Era do të fryjë mesatare gjatë orëve të paradites por deri e fortë pasdite duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor.

Dallgëzimi në det  do të jetë i forcës 3 ballë. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: