Parashikimi i motit sot, e enjte 22 qershor 2017

Parashikimi i motit sot, e enjte 22 qershor 2017
Masat ajrore të qëndrueshme do të ndikojnë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Në orët e pasdites vranësirat do të jenë disi më të pranishme në zonat malore lindore duke lënë me mot të kthjellët bregdetin dhe zonat e ulëta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale dhe në vlerat maksimale të ditës.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor.

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: