Oferta joshëse e Dukës për Inzaghin: sot dhe nesër vendimi final

Oferta joshëse e Dukës për Inzaghin: sot dhe nesër vendimi final
Orë shumë të nxehta për Pippo Inzaghi. Shqipëria i ka afruar postin e trajnerit për të zëvendësuar Gianni De Biasi, i cili dha dorëheqjen më 14 qershor.

Trajneri aktual i Venecias, i cili drejtoi ekipin drejt ngjitjes në Seria B, aktualisht është në Formentera, bashkë me familjen, dhe është duke shqyrtuar me kujdes ofertën prestigjioze dhe joshëse: sot dhe nesër duhet të arrijë vendimi përfundimtar.

Presidenti i Venecias Tapocina vështirë ta ndalojë trajnerin, pasi në një klauzolë të kontratës parashikohet që ai mund të largohet në çdo kohë për të drejtuar një ekip kombëtar.

Inzaghi është objektivi numër një i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili është duke u përpjekur për të marrë një “po” nga ana e tij. Tullio Tinti, agjenti i ish-sulmuesit të Milan, tha se kontaktet tashmë janë realizuar, dhe siç raportohet edhe nga Corriere dello Sport, kur u ra fillimisht dakord dhe nisur nga largimi i mundshëm i tij, Venecia bllokoi stafin prej tetë punonjësish (ata që janë tani në Venecia).

Zgjedhja nuk është aq e thjeshtë për teknikun, i cili në njërën anë është i etur për të provuar veten në Seria  B pas ngjitjes së Venecias nga Pro League. Projekti e përfshin atë në rikthimin e Venecias në Seria A, por është gjithashtu e vërtetë se mundësia për t'u bërë trajneri i një ekipi kombëtar nuk është gjë e vogël në karrierën e tij.

Për këtë arsye ne Pippo është duke reflektuar me kujdes nga Formentera, ku ai është me pushime me prindërit e tij dhe vëllai, Simon. Në mes të ditës së sotme dhe të nesërme duhet një përgjigje definitive: Nëse po, Inzaghi më 9 tetor i duhet të përballet me Italinë e trajnerit Ventura, në ndeshjen e fundit të eliminatoreve Rusi 2018. Ai do të debutojë ndaj Lihtenshejnit më 2 shtator, në takimin e radhës kualifikues të Kupës së Botës.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: