Meta në Kavajë: Vettingu nis me kryefaqeziun që e mbuloi vendin me drogë

Meta në Kavajë: Vettingu nis me kryefaqeziun që e mbuloi vendin me drogë
Kreu i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur ka bërë sot një paralajmërim të fortë për Kryeministrin Edi Rama. Në mitingun elektoral në Kavajë, Meta u shpreh se vettingu do të nisë “për kryefaqeziun që e mbuloi vendin me drogë”.

Meta u shpreh se Vettigun do të bëhet për të gjithë ata që e mbushën vendin me drogë, por edhe për ata që kanë frikë nga zgjedhjet e lira

Ka ardhur koha jo vetëm për drejtim të ri por më 25 qershor, Kavaja do të fillojë Vettingun ndaj atyre që ia nxinë faqen Kavajës, ndaj atyre që u mësuan t’i dhunojnë dhe t’i shtypin qytetarët e Kavajës. Në radhë të parë, Vettingu nuk do të jetë këtu, por për kryefaqeziun që flet reformën në drejtësi, për atë që e mbuloi gjithë Shqipërinë me drogë, për atë që ka frikë nga zgjedhjet e lira, për atë që nuk ka asnjë lidhje as me të majtën dhe as me të djathtën, por vetëm me tepsinë dhe kusinë e tij”,- tha Ilir Meta.

Presidenti i zgjedhur se këto zgjedhje do të sjellin pranverën e dytë demokratike. “Beteja jonë për të realizuar pranverën e dytë demokratike në Shqipëri është e pakthyeshme. Uragani i demokracisë është i pandalshëm. Rinia e ka vendosur: Shqipëria nuk do të jetë më e oligarkisë”, u shpreh Meta. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: