Meta në Durrës: Rama do ta pësojë më rëndë se Berisha në ‘94

Meta në Durrës: Rama do ta pësojë më rëndë se Berisha në ‘94
Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta nga Durrësi tha sot se LSI do të dalë forcë e parë në Tiranë, Durrës dhe Fier.

Gjithashtu, Meta tha se Rama dhe Basha po pengojnë minoritetin grek të votojë në Gjirokastër.

“Mesazhin e parë sot e kam për të rinjtë. Forca bashkë këto 72 orë që ta fitojmë bashkë. Në këto zgjedhje nuk ka garë me humbësit me frikacakë që dridhen nga vota e lirë.

Më 25 qershor ka vetëm një garë, mes LSI-ve të Durrësit, Tiranës dhe Fierit. Sot mund t’ju njoftojë me përgjegjësinë dhe kënaqësi të madhe, se LSI është forcë e parë në Tiranë në Durrës edhe në Fier.

Nuk po flasim për Gjirokastrën, ku Tomi dhe Xherri duan të lënë pa votuar minoritetin grek. Nuk po flasim as për Beratin”, tha Meta.

Presidenti i zgjedhur tha se iku koha kur shteti drejtohej me tuta dhe batuta.

“Nuk ka garë me ‘Topin dhe Xherin”. Në këto zgjedhje nuk ka garë me humbësit frikacakë. Edhe 72 orë dhe Shqipëria do të shpëtojë nga zhgënjimi më i madh që përjetoi në 4 vjet. Më 25 qershor, do ketë 1 milionë grushte kundër oligarkisë së pabesë. Kreu i mavisë do ta pësojë më rëndë se Berisha në ‘94. PS mbushi vendin me drogë. Iku koha kur vendi qeverisej me tuta dhe batuta. Krimi u bë palë me bandat”, - ishin disa nga akuzat e Metës për Rilindjen.

Ai shtoi mes të tjerash se “LSI nuk i ndan qytetarët në jugorë dhe veriorë, në qytetarë të kategorisë së parë dhe të dorës së fundit”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: