Melania Trump shkëlqen me fustanin blu dhe të ngushtë

Melania Trump shkëlqen me fustanin blu dhe të ngushtë
Melania Trump duket se përfitoi nga moti i ngrohtë duke veshur nje fustan pa mëngë ngjyrë blu dhe takat me zbukurime lulesh për të takuar presidentin e Panamasë të hënën.

Zonja e parë iu bashkua bashkëshortit të saj, presidentit Donald Trump, në përshëndetjen me Presidentin e Panamasë Juan Carlos Varela dhe bashkëshorten së tij, Lorena Castilla pas mbërritjes së tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Veshja e 47-vjeçares ishte e thjeshtë, por elegante, duke shfaqur një dizajn në fustanin e saj me tre kopsa dhe mbante veshur pak bizhuteri, përveç unazës masive të saj prej diamanti.

Melania la flokët e saj të artë ngjyrë kafe rreth supeve, për takimin, në të cilin bashkëshorti i saj dhe Presidenti i Panamasë diskutuan krimin e organizuar, imigracionin dhe luftën kundër trafikut të drogës.

Ajo dhe Trump dolën në fotografi me Varelën dhe me gruan e tij para se të shkonin në Zyrën Ovale.

Ndërsa Melania zgjodhi një fustan të kaltër, zonja e parë e Panamasë ishte po aq e ndritshme në një fustan të gjelbër me mëngë dhe një dizajn të mrekullueshëm.

Trump pritet të diskutojë partneritetin ekonomik të SHBA-së me udhëheqësin kryesor të Amerikës Qendrore dhe mënyrën e menaxhimit të trazirave në Venezuelë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: