Mbyllet Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër

Mbyllet Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër
Pas dy netëve të prezantimit të këngëve konkurruese, Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë mbylli edicionin e tij të 55-të, që u zhvillua si çdo vit në qytetin e Shkodrës.

“Mos ma prekni pemën” një këngë e kompozuar dhe orkestruar nga Kristi Popa, me tekst të Jorgo Papingjit, kënduar nga Ana Kodra është fituesja e çmimit të parë në edicionin e 55-të të Festivalit.

Ana Kodra rrëmbeu dy çmimet më të rëndësishme në Festival, çmimin e parë si këngëtarja më e mirë, ndërsa kënga që ajo interpretoi “Mos ma prekni pemën” u shpall kënga fituese e këtij edicioni. Ana Kodra do të përfaqësojë zyrtarisht Shqipërinë në Eurovision “Junior Contest”, i cili do të mbahet më 26 nëntor 2017 në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë.

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë është cilësuar si festivali i vlerave ku fëmijët kalojnë eksperienca të jashtëzakonshme që mbeten gjatë në memorie si rezultat i një pune të jashtëzakonshme të Mjeshtrit të madh, Kujtim Alija.

Në këtë festival morën pjesë rreth 200 fëmijë nga të gjitha trevat shqipfolëse, si dhe interpretuesit e vegjël më të spikatur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: