Londer, zbulohet shkaku i zjarrit që i mori jetën 79 personave në kullën Grenfell

Londer, zbulohet shkaku i zjarrit që i mori jetën 79 personave në kullën Grenfell
Zjarri në kullën Grenfell në Londër filloi nga ngrirësja e një frigoriferi dhe veshja e jashtme e ndërtesës dështoi në testet e sigurisë.

Policia londineze gjithashtu shtoi se izolimi në ndërtesë ishte jo i mirë dhe për këtë arsye do të ngrihen edhe akuza për vrasje. 79 persona mendohet të kenë humbur jetën si pasojë e flakëve që gjithashtu shkatërroi 151 shtëpi në kullën e banesave në Kensington. Asnjë nga viktimat e zjarrit të 14 qershorit nuk janë identifikuar formalisht deri më tani, 9 persona mbeten në spital, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Qeveria ka urdhëruar testim të menjëhershëm të modelit të ngrirëses në frigorifer, që ka shkaktuar këtë incident me përmasa tragjike.

Më herët policia kishte deklaruar se zjarri nuk ishte nisur në mënyrë të qëllimshme dhe shpejtësia e përhapjes së tij kishte qenë e papritur.

Testet paraprake mbi mostrat e izolantëve treguan nivelin e lartë të djegshmërisë së tyre, si dhe pasigurinë e pllakave veshëse të godinës.

Rreth 250 hetues specialistë janë dërguar për të gjetur se çfarë ka ndodhur me saktësi. Çdo kompani e përfshirë në ndërtimin dhe restaurimin e kullës Grenfell do të hetohet si pjesë e këtij investigimi.

Autoritetet po konsiderojnë çdo akuzë penale nga vrasja më tej duke përfshirë shëndetin, sigurinë dhe zjarret. /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: