Lazio-Atalanta ujdi 5 mln euro për Berishën, bllokohet çështja "Gomez"

Lazio-Atalanta ujdi 5 mln euro për Berishën, bllokohet çështja "Gomez"
Presidenti i Lazio, Claudio Lotito, pasdite ka takuar drejtorin e përgjithshëm të Atalanta, Umberto Marino, mbi transferimin e portierit të kombëtares sonë, Etrit Berisha.

Portieri 28-vjeçar iu bashkua verën në kaluar në formë huazimi Atalantës duke lënë pas një sezon të shkëlqyer, ndërkohë pritet që ai zyrtarisht të shitet te skuadra aktuale.

Atalanta kërkoi me ngulm të blejë kartonin e Berishës, teksa mediat italiane raportojnë se marrëveshja është arritur për një shifër 5 mln euro. Lazio do t’ia shesë kartonin e Berishës ekipit të Atalantës që e mbylli sezonin e fundit në vend të katërt. Me këtë lëvizje Atalana do të ketë përfundimisht në pronësi portierin kuqezi, ndërsa Lazio mund t’i gëzohet formës së shkëlqyer të portierit tjetër të kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, si dhe rikthimit të portierit Federico Machetti.

Mungon vetëm zyrtarizimi i kalimit të Berishës te Atalanta, ndërsa përveç tij palët kanë biseduar edhe për çështjen “Gomez”. Atalanta kërkon 20 mln euro për kartonin e sulmuesit argjentinas, shifër kjo e vlerësuar tepër e lartë nga Lazio. Lazio i ka afruar 10 mln euro dhe një lojtar tjetër Atalantës me vlerën e 5 mln eurove si shkëmbim, ose 15 mln euro, ndërkohë që palët ende janë duke diskutuar për arritjen e marrëveshjes mbi sulmuesin Gomez.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: