Kupa e Konfederatave, nuk ka fitues mes Gjermanisë dhe Kilit

Kupa e Konfederatave, nuk ka fitues mes Gjermanisë dhe Kilit
Eshtë mbyllur në barazim 1-1 një nga sfidat më interesante në fazën me grupe të Kupës së Konfederatave, mes Gjermanisë dhe Kilit. Pasi kishin fituar në ndeshjet e para, përkatësisht ndaj Australisë dhe Kameruni, këto dy ekipe “prodhuan” një sfidë të bukur, por pa fitues dhe ndajnë vendin e parë në grup me katër pikë.

Kili, dy herë radhazi kampion i Amerikës Latine, shënoi golin e parë pas gjashtë minutash lojë, duke përfituar nga një gabim i Shkodran Mustafi. Qendërmbrojtësi i Arsenal pasoi gabimisht te Alexis Sanchez dhe ky i fundit, pas një kombinimi me Vidal, mposhti portieri Ter Stegen. Me këtë gol Sanchez u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Kilit me 38 gola. Ky ishte edhe goli numër 400 në historinë e Kupës së Konfederatave. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: