KQZ jep alarmin: Partitë nuk kanë sjellë ende propozimet për komisionerët

KQZ jep alarmin: Partitë nuk kanë sjellë ende propozimet për komisionerët
Kur kanë mbetur katër ditë nga zgjedhjet e së dielës së 25 qershorit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ngre shqetësimin për emërimet e komisionerëve në Qendrat e Votimit. Zëdhënësja, Drilona Hoxhaj, tha se 21 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve dhe kjo për shkak se partitë politike që e kanë të drejtën për të propozuar komisionerët e QV, ende nuk kanë depozituar pranë KZAZ-ve listat emërore me dokumentacionin përkatës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që të mos bëhen pengesë për procesin zgjedhor dhe të depozitojnë propozimet e tyre për komisionerët e Qendrave të Votimit, pasi jemi vetëm 4 ditë para datës së zgjedhjeve, ndërkohë që KQZ ka shpërndarë bazën materiale zgjedhore drejt KZAZ-ve, të cilat do ta shpërndajnë tek Komisionet e Qendrave të Votimit.

Më poshtë KZAZ-të pa komisionerë

1- Qarku Shkodër, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve janë:

KZAZ 2– nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PS, PD, PR,

KZAZ 3 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët PR

KZAZ 4 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS

KZAZ 5 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS, PR

2- Qarku Lezhe, KZAZ të cilat ende nuk kanë emeruar anëtarët e KQV-ve.

KZAZ 12- nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët PR

KZAZ 13 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët PR

KZAZ 15 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PR

3- Qarku Elbasan, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve

KZAZ 47– nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS, LSI, PR.

KZAZ 48- nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS, LSI, PR.

KZAZ 49- nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS, LSI, PR.

KZAZ 50 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PS, LSI, PR.

4- Qarku Durres, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.

KZAZ 22 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët PR

KZAZ 23 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët PR

KZAZ 24 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PR

5- Qarku Tiranë, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.

KZAZ 32 – nuk ka sjellë asnjë propozim për KQV PR, ndërkohë tek propozimet e depozituara nga PD, ka mungese dokumentacionesh.

KZAZ 33 – nuk ka sjellë asnjë propozim për komisionerët PD

KZAZ 39 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PS, LSI, PR.

KZAZ 40 – propozimet e depozituara nga PS, PD, LSI, PR kanë mangësi

në dokumentacion.

6- Qarku Fier, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.

KZAZ 56 – nuk kanë sjellë asnjë propozim për komisionerët PD, PR.

7- Qarku Korçë, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.

KZAZ 67 – Asnjë nga partitë nuk ka sjellë listat emërore me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. /e.a/

Foto: Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: