Kosova, në prag të zgjedhjeve parlamentare

Kosova, në prag të zgjedhjeve parlamentare
Në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Sonte përfundon zyrtarisht fushata e cila deri tash është cilësuar e qetë dhe pa incidente të theksuara përveç disa përplasjeve ndërmjet subjekteve politike serbe në veriun e Kosovës. Autoritetet vendase e ndërkombëtare thonë se janë duke marrë të gjitha masat për të siguruar një proces të qetë e të lirë ditën e diel, ndërsa vlerësojnë se zgjedhjet do të jenë një sprovë e rëndësishme për demokracinë dhe aspiratat evropiane të Kosovës. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: