Kledi Kadiu, puthje dhe përqafime me partneren

Kledi Kadiu, puthje dhe përqafime me partneren
Relaks, puthje dhe përqafime. Së bashku në Ibiza, 43-vjeçari Kledi Kadiu, mësuesi i “Amici” me të dashurën e tij 24-vjeçare Charlotte Lazzari. Vajza e vogël Lea nuk ndodhet me ta, por është në duar të sigurta dhe dy prindërit janë duke përfituar për pak pushim së bashku në Baleari.

“Janë pushimet tona të para vetëm, tregon balerini, qëkur jemi bërë prindër. Jemi shumë të lumtur dhe kishim pak nevojë për një pushim të shkurtër. Megjithatë mezi po presim që të kthehemi te vajza jonë dhe në gusht do të ikim të gjithë së bashku me pushime.” Lea është një vjeçe e gjysmë, ndërsa Kledi dhe Charlotte kanë katër vjet së bashku. Dashuria e tyre është rritur e forcuar me kalimin e viteve. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: