Itali, bie helikopteri ushtarak, shpëtojnë pasagjerët

Itali, bie helikopteri ushtarak, shpëtojnë pasagjerët
Një helikopter ushtarak i ushtrisë polake i impenjuar në një stërvitje, është rrëzuar në një fushë në Massangazo, në provincën e Padovës.

Pasagjerët, pesë ushtarakë polakë dhe një francez, kanë shpëtuar, edhe pse nuk ka informacione mbi shkallën e dëmtimit që kanë pësuar. Piloti tentoi të bënte një ulje emergjente, por pas kontaktit me terrenin, helikopteri mori flakë. Zjarri është shuar menjëherë nga zjarrfikësit.

Helikoppteri ushtarak ishte ngritur nga baza ajrore e Rivoltos në provincën e Udines dhe udhëtonte në formacion me disa helikopterë të tjerë për një stërvitje të përbashkët.

Në një moment, ushtarakë të mjeteve të tjera, kuptuan se motori i helikopterit kishte marrë flakë dhe pas njoftimit në radio piloti tentoi të bënte një ulje emergjente në një fushë bujqësore, por sapo preku tokën, mjeti mori flakë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: