Inzaghi “rrugës” për në Shqipëri, klauzola që “po çmend” presidentin e Venecias

Inzaghi “rrugës” për në Shqipëri, klauzola që “po çmend” presidentin e Venecias
Superpippo ka alarmuar klubin e Venecias, teksa është futur në bisedime të avancuara për të marrë drejtimin e Kombëtare së Shqipërisë.

Inzaghi, në fakt, në kontratën që e lidhte me Venecian, një klauzolë e lejon të largohet vetëm për pozicionin e trajnerit të një ekipi kombëtar.

Në këto kushte klubi i Venecias e kupton rrezikun e largimit të tij, ndaj është i vetëdijshëm për këtë, teksa Shqipëria vazhdon presionin mbi ish-lojtarin e Milan.

Duket se FSHF është e fokusuar në dy ditët e fundit te kandidatura e Inzaghit, për faktin se ai si lojtar është shumë më i njohur se kandidaturat e tjera në vendin tonë dhe madje një personazh i dashur për shumë tifozë shqiptarë të Milanit dhe Juves.

Pavarësisht se fjalët e presidentit të Venecias flasin rreth qëndrimit të "Superpippo" Inzaghit, ai më tepër e ka shtuar ankthin se trajneri mund të largohet nga klubi i Venecias... për në Shqipëri.

Federata Shqiptare është duke e shqyrtuar kandidaturën e fundit me ish-sulmuesin e Milan, që e sheh si pasuesin më ideal të Gianni De Biasi, por megjithatë, gjetja e marrëveshjes përfundimtare si për stolin e Shqipërisë ashtu edhe për të lënë Venecian, nuk është e lehtë.

Pas rikthimit të Venecias në Seria B, si trajner Pippo Inzaghi, mund të nisë një aventurë të re nga interesi i fundit që ka shfaqur për të Shqipëria, megjithatë, presidenti i Venecias Tacopina, i ka idetë shumë të qarta: “Inzaghi mbetet këtu, kemi fituar së bashku. Pse duhet të largohet?” Në një konferencë  të fundit për shtyp, ai ka folur në këtë mënyrë në lidhje me mundësinë që Inzaghi të lërë ekipin  e Venecias për të marrë  drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: