Heshtje zgjedhore, nesër Shqipëria voton

Heshtje zgjedhore, nesër Shqipëria voton
Shqipëria ka hyrë sot në heshtje zgjedhore, pasi të dielën rreth 3.5 milionë shqiptarë janë thirrur për të zgjedhur Parlamentin e ri dhe përbërjen e Qeverisë së re.

Një ditë përpara zgjedhjeve, ligji, konkretisht Kodi Zgjedhor, ndalon çdo parti të bëjë fushatë apo propagandë drejtuar zgjedhësve. Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim garojnë për forcë të parë. Ndërkohë gjithsej janë 18 subjekte zgjedhore.

Deri tani numërohen në total mbi 5500 vëzhgues, afatshkurtër dhe afatgjatë, të akredituar pranë KQZ.

Për herë të parë në vendin tonë 1367 persona të dënuar nuk do të kenë të drejtën e votës, si pasojë e ligjit të dekriminalizimit.

Të dielën në qendrën e votimit, çdo qytetar me të drejtë vote, do të gjejë të listuar në fletën e votimit 18 parti politike, të cilat kanë paraqitur dhe kandidaturat e tyre për parlamentin e ardhshëm. Në total, në garën e së dielës, do të garojnë 2666 kandidatë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: