Gjermania e nis me fitore Kupën e Konfederatave

Gjermania e nis me fitore Kupën e Konfederatave
Gjermania debuton me fitore ne Kupën e Konfederatës. Takimi i radhës në grupin B, ishte mes kampionëve të botës dhe Australisë, aty ku ekipi i Johachim Low, arriti fitore me rezultatin 3-2.

Në minutën e pestë të takimit, ishte Lars Stindl ai që dërgoi Gjermaninë në epërsi. Tentativat e 'pancerave' për të dyfishuar rezultatin nuk reshtin, por kundërshtari i tyre tregohet më saktë, duke barazuar rezultatin në minutën 41 me anë të mesfushorit Tom Rogiç.

Atëherë kur dukej se 45 minutat e para do të mbylleshin në barazim, është Julian Draxler ai që e shndërron në gol një 11-metërsh të fituar. Në fillim të pjesës së dytë, Goreztka trefishon rezultatin.

Në të 56-ë, është Australia që jep shënja jete, duke rihapur sfidën me golin e realizuar nga ana e Tomi Juriç, duke ngushtuar rezultatin në 3-2. Në minutat e fundit të sfidës, janë sërish “kangurët” ata që tentojnë të barazojnë, por pa ia dalë, kjo falë edhe përformancës shumë të mirë e portierit të Bajer Leverkusenit, Leno.

Vërshillima e gjyqtarit, sinjalizon dhe fundit e ndeshjes, me gjermanët që arrijnë të rrëmbejnë tre pikët e para në Kupën e Konfederatave. Në Grupin B, momentalisht kampionët e botës ndodhen ne vendin e dytë në kuotën e 3 pikëve, po aq sa Kili kryesues. Performancë jo bindëse nga ana e futbollistëve të Johachim Low, por e mjaftueshme për të arritur tek suksesi në sfidën e parë të këtij kompeticioni. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: