Gianni De Biasi, 1.8 mln euro ishte “fatura e suksesit” në stolin kuqezi

Gianni De Biasi, 1.8 mln euro ishte “fatura e suksesit” në stolin kuqezi
Gianni De Biasi, në sajë të punës dhe rezultateve të arritura në rreth 5 vite e gjysmë në drejtim të Kombëtares sonë,do të mbetet në histori si trajneri i parë vendas apo huaj që kualifikoi Shqipërinë në një nga dy eventet më të mëdha sportive në vend, në finalet e Euro 2016.

Në pesë vite e gjysmë, 1.8 mln euro ka paguar Federata Shqiptare e Futbollit si pagë dhe si bonos për punën e bërë nga De Biasi, shifra më e lartë e paguar ndonjëherë që nga viti 2002 kur presidenti Duka ka vendosur të marrë një trajner të huaj.

Paga e De Biazit nga 27 mijë euro në muaj për 4 vitet e para,  shkoi në 42 mijë euro gjatë vitit të fundit, falë kualifikimit në Europianin Francë 2016.

Paga e zëvendësit të De Biasit, Paolo Tramezzani, kur mori edhe postin e drejtorit teknik u pesëfishua,  nga 2 mijë euro ne 4 vitet e para, në 10.000 euro në muaj. Por pikërisht pas kësja rritje, Tramezzani  largua pas vetëm pak muajsh të Lugano ku shënoi sukses si trajner i parë dhe më pas edhe pse u kërkua si pasues i De Biasit, ai preferoi të lidhte kontratë me ekipin zviceran Sion.

Nga trajnerët e huaj, i vetmi që i është afruar disi pagës së Gianni De Biasit ka qenë kroati Oto Baric, i cili paguhej me rreth 20 mijë euro në muaj, në vitet 2006-2007, duke marrë një shumë prej 300.000 eurosh si trajner i Shqipërisë për 15 muaj drejtimi të saj.

De Biasi i ka shtuar të ardhurave edhe 30 mijë euro në formë bonusi për një fitore në ndeshjet zyrtare dhe qindra mijëra bonos për kualifikim historik në Euro 2016. Megjithatë, Gianni De Biasi pas largimit tha se do të paguhej më tepër nëse do të kishte këtë ecuri në një ekip tjetër.

/a.m/

 

Gianni De Biasi

Periudha 2011-2015

Paga 27.000/ muaj

Periudha 2016-2017

Paga 42.000 /muaj   12 muaj

Bonuse 648.000 euro

Totali 1.8 mln euro

Giuseppe Dosena

Periudha Prill 2002 - Tetor 2002

Paga 15 mije euro / muaj

Totali: 60 mije

Hans Peter Brigel

Periudha 2002-2006

Paga 10.000 eruo/muaj

Totali: 420.000 euro

Otto Baric

Periudha 2006 - 2007

Paga: 20.000 euro/ muaj

Totali: 300.000 euro

Ari Han

Periudha 2008 - 2009

Paga13.000 euro / muaj

Totali: 195.000 euro

Josip Kuzhe

Periudha: 2009 - 2011

10.000 euro / muaj  20 maj 2009 - 31 dhjetor 2011

Totali: 170.000

Shpërndajeni me miqtë tuaj: