Etika: Skënderbeut i hiqet titulli i fundit kampion, - 12 pikë para sezonit të ri

Etika: Skënderbeut i hiqet titulli i fundit kampion, - 12 pikë para sezonit të ri
Skënderbeut i hiqet titulli i gjashtë radhazi kampion, që fitoi sezonin e kaluar, si dhe i zbriten 12 pikë nga klasifikimi para edicionit të ri futbollisitk.

Komisioni i Etikës në FSHF vendosi këto masa në mbledhjen e sotme, si dhe dënoi me 20 mln lekë gjobë ekipin korçar, si masa të paralajmëruara më herët.

Heqja e titullit kampion për Skënderbeut, do të thotë se trofeu kalon te Partizani.

Skënderbeu pritet ta apelojë vendimin, për të ulur masën e dënimit, por gjithsesi heqja e titullit kampion me shumë gjasa nuk do të ndryshojë.

Skënderbeu pas titullit kampion që iu hoq sot nga Etika, u dënua nga UEFA vitin e kaluar për të mos marrë pjesë në Kupat e Europës. Ishte pikërisht dosja e UEFA-s, që u shqyrtua nga Komisioni i Etikës në FSHF, për masat e ditës së sotme.

Ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, paralajmëroi zbritjen e Skënderbeut në një kategori më poshtë, por gjithsesi me masat e sotme të Etikës, parashikimet e tij kanë qenë gati të sakta.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: