Bujar Idrizi nga Llapi te Kukësi, prezantohet blerja e katërt për Champions

Bujar Idrizi nga Llapi te Kukësi, prezantohet blerja e katërt për Champions
Skuadra e Kukësit realizon goditjen e radhës dhe të 4-ët në merkato. Bujar Idrizi, mbrojtësi 25-vjeç vjen nga skuadra e Llapit, në kampionatin e Kosovës. Futbollisti i ardhur si përforcim te Kukësi ka qenë lider i ekipit kosovar dhe pas prezantimit do të vihet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshjen me ekipin e Kukësit. Afrimi im me kampionët e Shqipërisë është një hap i madh përpara për mua. E di se ka konkurrencë, por do mundohem të bëj më të mirën për klubin. Besoj se edhe në Champions League do të ecim dhe do të kalojmë ekipin e Sheriff Tiraspol. Një përshëndetje edhe për tifozët kuksianë”, – përfundon Idrizi, pas prezantimit.

Hair Zeqiri, Rustem Hoxha dhe mbrojtësi spanjoll Albert Serran ishin tre prezantimet e para të Kukësit.

Skeda e lojtarit

Emri: Bujar

Mbiemri: Idrizi

Mosha: 25 vjeç

Datëlindja: 11.12.1991

Karriera

2008 -2014 – Hysi

2014-2015 – Trepça

2015-2016 – Trepça 89

2016-2017 – Llapi

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: