Basha takim përmbyllës në Kurbin: PD plan konkret për prioritet tuaja

Basha takim përmbyllës në Kurbin: PD plan konkret për prioritet tuaja
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit është ndalur paraditen e sotme në takimin përmbyllës, në Kurbin.

Në fjalën e tij para qytetarëve të Kurbinit, Basha u shpreh:  “Dita e djelë është vendimtarja. Dita e djelë do të vendosë gjithçka për të ardhmen e vendit. A do të vazhdojmë me një njeri që nuk hapi vende pune dhe i ngelën tre manekinë të huaj në derë? Me një njeri që ngriti çmimet e energjisë, naftës, mbylli mijëra qepena, vende pune dhe detyroi lezhianët, laçinët dhe shqiptarët të marrin rrugët e emigrimit. E vetmja mundësi që u ka lënë Edi Rama është largimi nga Shqipëria. Pas 4 vjetësh flet si kryeopozitar a thua se nuk ishte ky për 4 vite që shpenzoi 60 miliardë dollarë. Nuk dha asnjë lek për pensione, rroga, rriti tarifat e universiteteve, a nuk ishte ky në timon për 4 vite? Përsëri kërkon timonin. Është i obsesinuar me timonin. Kërkon timon makine dhe nuk makinës nuk di t’i japë. Mbrëmë kërkoi timon anijeje, por makinës dhe as anijes nuk di t’i japë. Ai nuk duhet ta ketë kurrë timonin. Timonin me Lulzim Bashën në krye duhet ta keni vetëm ju sepse unë do të punoj për pasurinë e gjithsecilit prej jush. ”

“Prania dhe mbështetje juaj sot vjen pas mbledhjes së mijëra shqiptarëve në sheshet dhe takimet tona. Shqiptarët të bëhen gati të votojnë Partinë Demokratike, të vetmin plan për prioritetet tuaja. Kudo ku kam shkuar, shqiptarët masivisht të votojnë kundër njeriut që nuk pati kurrë prioritete tuaja, por qejfet e tij. Prioriteti juaj kryesor është priroriteti ynë kryesor,  i planit tonë ekonomik që lindi nga nevojat tuaja, nga hallet tuaja, që i kemi pleqëruar bashkë."- vijoi Basha gjatë fjalës së tij. /e.g/

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: