Basha në Lezhë dhe Shkodër: Rrëzoni pushtetin me votë

Basha në Lezhë dhe Shkodër: Rrëzoni pushtetin me votë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Lezha dhe Shkodra, u ka kërkuar qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë me 25 qershor për të ndëshkuar me votë kryeministrin Rama.

Në takimet përmbyllëse, Basha është shprehur se Rama nuk mbajti asnjë premtim. Sipas tij ai nuk i kishte asnjëherë prioritet qytetarët, por qejfet dhe tekat e tij. Kryedemokrati më tej u shpreh se Rama ka dalë përpara qytetarëve pa asnjë programe.

“Ka dalë në fushatë me dokrra hiri. Lezhjanët nuk do t'i blenë dokrrat e hirit, por as Shqipëria nuk do të t'i blejë.

Sikundër jeni në miting këtu, kështu vërshoni dhe të dielën në kutitë e votimit.

Merrni dhe lezhjanët e heshtur. Bashkohuni lezhjanë për numrin gjashtë për ekonominë e sigurtë. Për ju dhe vetëm për ju”, - tha Basha.

Sipas Bashës, “shqiptarët emigruan sepse Rama nuk kishte çfarë t’u ofronte. Premtimet e Ramës në katër vite ishin zero. Pushteti do rrëzohet vetëm me votën e popullit dhe PD është alternativa për rritjen e ekonomisë. Premtoj rritje të rrogave dhe pensioneve. Subvencionet për fermerët janë plani i PD-së, kështu funksionon në Europë, në botë dhe do funksionojë edhe në Shqipëri”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: