Arabi Saudite, parandalohet sulmi terrorist në Xhaminë e Madhe në Mekë

Arabi Saudite, parandalohet sulmi terrorist në Xhaminë e Madhe në Mekë
Arabia Saudite ka njoftuar se ka parandaluar një akt terrorist ndaj Xhamisë së Madhe në Mekë – vendin e shenjtë të islamit. Sipas Ministrisë së Brendshme, një kamikaz hodhi veten në erë kur forcat e sigurisë rrethuan godinën në të cilën ai ndodhej.

Godina u shkatërrua, duke plagosur 11 persona, përfshi këtu edhe oficerë të policisë. 5 militantë të tjerë të dyshuar, ndërkohë, janë çuar në paraburgim sipas zyrtarëve.

Miliona muslimanë nga e gjitha bota janë mbledhur në Mekë për përfundimin e muajit të Ramazanit. Sakaq, zyrtarët sauditë nuk kanë dhënë më të tjera detaje mbi këtë sulm të parandaluar.

Arabia Saudite është tronditur në vitet e fundit nga një seri sulmesh vdekjeprurëse, shumica e të cilave janë marrë nën autorësi nga i ashtuquajturi Shteti Islamik. Pakica shiite dhe forcat e sigurisë kanë qenë në shënjestër të pjesës më të madhe të sulmeve. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: