Alarm për terrorizëm në Burksel, vritet një person

Alarm për terrorizëm në Burksel, vritet një person
“Grand-place” dhe stacioni qendror i Brukselit janë evakuuar në Belgjikë. Lajmi bëhet i ditur nga sajti në internet “La Libre”, duke shtuar se një person i dyshuar si terrorist është vrarë, Policia ka raportuar se situata është kthyer në kontroll.

Personi i neutralizuar nga forcat e rendit kishte të lidhur në trup një rrip eksplozivi. Linjat e stacioneve të metrosë, 1 dhe 5 u mbyllën përkohësisht. Video të shumta nga vendngjarja janë publikuar në rrjetet sociale. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: