Serbi, Vuçiç dorëhiqet nga posti i kryeministrit

Serbi, Vuçiç dorëhiqet nga posti i kryeministrit
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç e ka drejtuar në parlament dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, për t’i dhënë rrugë inaugurimit të tij si president.

Ligjëvënësit pritet të konfirmojnë vendimin gjatë ditës së sotme përpara se Vuçië të bëjë betimin nesër në orën 12:00.

Vuçië ka fituar zgjedhjet presidenciale në raundin e parë më 2 prill, afër një vit pasi Partia Progresive Serbe fitoi zgjedhjet.

Vuçiç ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe ai e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë drejt një autokracie. /e.a/

Foto: Aleksandër Vuçiç

Shpërndajeni me miqtë tuaj: