Rrëzimi i qeverisë në Kosovë, ambasada amerikane: Kuvendi e tha fjalën e tij!

Rrëzimi i qeverisë në Kosovë, ambasada amerikane: Kuvendi e tha fjalën e tij!
Ambasada amerikane, përmes një komunikate për media ka reaguar pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës nga deputetët.

Në reagim thuhet se Kuvendi i Kosovës e ka thënë fjalën e tij dhe ka kërkuar nga zyrtaret e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.

“Kuvendi e tha fjalën e tij. Përderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohsme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, me përgjegjshmëri për gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: