VMRO dhe LSDM bëhen bashkë kundër shqiptarëve?

VMRO dhe LSDM bëhen bashkë kundër shqiptarëve?
VMRO-ja e Nikolla Gruevskit dhe LSDM-ja e Zoran Zaevit duket se kanë nisur takimet intensive mes tyre kundër “Platformës Shqiptare” dhe shqiptarëve në Maqedoni.

Të pyetur nga portali TetovaSot, BDI-në e Ahmetit thotë se kanë informacione për takime të tilla ditëve të fundit. “Kemi informacione se Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski kanë pasur disa takime ditëve të fundit” thonë nga BDI-ja e Ahmetit duke mos e komentuar më shumë.

Siç duket  “Deklarata Shqiptare” e iniciuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti  ju ka ngelur në fyt liderëve maqedonas, ku tani kanë nisur edhe të bashkëpunojnë për të penguar idenë e Ali Ahmetit për çështjen shqiptare në Maqedoni.

Lideri i BDI-së Ahmeti vazhdimisht ka qenë i këmbëngulur rreth kësaj deklarate, duke theksuar se  nuk do të lëshojë pe në asnjë pikë sa i përket avancimit të shqiptarëve, gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe barazisë ekonomike të një shteti të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonaseve.

Nga ana tjetër nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska ka mohuar se ka pasur takime të tilla. Sheqerinska tha se kreu i saj nuk ka pse të takohet me Nikolla Gruevskin, duke shtuar se këto informata burojnë nga qendra propaganduese e VMRO DPMNE-së dhe kanë për qëllim përçarjen e shumicës parlamentare. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: