Vlorë, mbërrin kroçiera me 148 turistë gjermanë

Vlorë, mbërrin kroçiera me 148 turistë gjermanë
Gjatë kësaj fundjave, në portin e qytetit bregdetarë të  Vlorës ka mbërritur një kroçiere me 148 turistë gjermanë.

Krocierja “La belle de l’Adriatique”, e ka shndërruar tashmë në një destinacion të përhershëm Vlorën, në guidat e saj turistike.

Stafi i “Portit Detar” Vlorë  ka mirëpritur 148 turistët gjermanë ku  dhe iu është ofruar informacion në lidhje me portin dhe zonat turistike të qytetit.

Turistët që ndalen në portin  e qytetit jugor, zakonisht kanë në guidën e tyre edhe destinacione të tjera për të vizituar përveç Vlorës, siç janë Apollonia në Fier dhe qyteti i Beratit.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: