Ushqimi i duhur është faktori kryesor në rritjen e flokëve

Ushqimi i duhur është faktori kryesor në rritjen e flokëve
Flokët e gjata janë diçka të cilat shumë vajza dëshirojnë t’i kenë. Për të rritur gjatësinë e flokëve, përdorin shampo speciale, maska të ndryshme, ndërkohë vetëm një ndryshim i vogël në mënyrën e të ushqyerit do ti ndihmojë atyre t’ju rriten  më shpejt flokët.

Ushqimi i duhur është esencial për rritjen e shpejt të flokëve.

Salmoni

Acidet yndyrore omega 3 të cilat i përmban ky lloj peshku e forcojnë flokun dhe e stimulojnë rritjen e flokëve.  Përveç omega 3, salmonët përmbajnë edhe vitaminë B12 dhe hekur, të cilat gjithashtu ndikojnë në rritjen më të shpejt të flokëve.

Mishi i pulës

Pula është e pasur me proteina, dhe proteina na duhet për prodhimin e keratinës, substancë e cila është prezente në flokë. Mungesa e proteinës për vetëm 2-3 muaj mund të shpjerë edhe në rënie të flokëve.

Përveç mishit të pulës, edhe mishrat tjerë (si i gjelit të detit dhe lepurit) përmbajnë sasi të mjaftueshme të proteinave.

Vezët

Vezët përmbajnë elemente të domosdoshme për rritjen e flokëve dhe për mirëmbajtjen e tyre, si proteina dhe biotina.  Biotina është e rekomandueshme për ndaljen e rënies së flokëve, ndërsa nëse merret përmes ushqimit, ajo është shumë më efektive. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: