Toti: Do të kisha dashur të luaja me Ronaldo Fenomenin!

Toti: Do të kisha dashur të luaja me Ronaldo Fenomenin!
Françesko Toti i pavdekshëm dhe Mbreti i Romës! Kapiteni verdhekuq, me rastin e promovimit të këpucëve të reja, ka postuar në rrjetet sociale fanellën e tij historike me numër 10.

“Një numër i rëndësishëm që duhet të bëjë diferencën. Nuk është e lehtë të mbahet veshur”.

Në fundjavë është derbi dhe Toti i ka idetë e qarta si gjithnjë: “Një ndeshje ndryshe nga të tjerat. Lacio është një skuadër që kërkon ta shkatërrosh, por lojtarët duhen respektuar. Për Romën duhet të fitosh ama dhe të japësh 100% për të shfryrë tensionin e akumuluar. Me cilin lojtar do të më kishte pëlqyer të luaja? Me Ronaldo, Fenomenin brazilian. Më ka pëlqyer në gjithçka: një brazilian klasik, zbavitës dhe i dashur”.

Në fund, një pyetje që gjithnjë ka dashur ta shmangë: je i lumtur që keni qëndruar te Roma? “Po, por e dija se nëse do të isha larguar në një tjetër ekip, do të kisha fituar më shumë. E imja ishte një zgjedhje zemre dhe jete”, - përfundon Toti. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: