Tifozët e Totenhem rrahin brutalisht shokun e tyre...e ngatërruan

Tifozët e Totenhem rrahin brutalisht shokun e tyre...e ngatërruan
Humbja, sidomos kur ajo vjen nga ekipet rivale, nuk kapërdihet lehtë në Angli nga tifozët. Ndodh shpesh që tifozët edhe  të verbohen nga humbja, madje shpërthejnë në akte dhune.

Një tifoz i Tottenham-it, Michael Völler ka mbetur me nofull të thyer, dëmtime në sy dhe kafkë pas sulmit të tifozëve të skuadrës së tij. Tifozët e Totthenham-it e kanë ngatërruar 23-vjeçarin me një tifoz të ekipit rival, Chelsea.

Voller, i cili kishte punuar më parë si mirëmbajtës në qendrën stërvitore të Spurs-ave, është sulmuar ndërsa ka qenë duke u larguar nga “Ëembley” pasi ndoqi ndeshjen e gjysmëfinales së FA Cup, Chelsea-Tottenham 4-2, këtë të shtunë.  Völler la spitalin, por  ende ka nevojë për kujdesin e mjekëve të cilët druhen se ka pësuar një dëmtim të përhershëm të shikimit.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: