Thaçi: Do të padis Serbinë për gjenocid në Kosovë

Thaçi: Do të padis Serbinë për gjenocid në Kosovë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bën me dije se do të padisë Serbinë për gjenocid në Kosovë. Ai shton se populli i Kosovës nuk do t’i harrojë asnjëherë krimet.

“Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë.

Në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër.

Edhe sot bashkëndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë”, shkruan Thaçi në "Facebook". /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: