Sulmi kuqezi, Çani gol pa shpresë, Cikaleshi në 11-en turke

Sulmi kuqezi, Çani gol pa shpresë, Cikaleshi në 11-en turke
Sulmuesi i kombëtares sonë Edgar Çani, pas vetëm 4 minutave lojë, ka shënuar për ekipin e tij të Seria B, Pisa. Ai u aktivizua në minutën e 70-të të ndeshjes dhe realizoi golin e barazimit për ekipin e tij, pasi Pro Vicelli shënoi në pjesën e parë për miqtë.

Megjithatë, Çani shmangu humbjen e ekipit të tij. Për Pisa në portë ishte titullar ish-portieri kuqezi Sajmir Ujkani, ndërkohë sulmit të Pisa i mungoi sulmuesi tjetër, Rey Manaj. Me këtë barazim Pisa i ka të pakta shanset e qëndrimit në Seria B, pasi ndodhet pesë javë para mbylljes së garës në vend të fundit, plot 8 pikë larg zonës së mbijetesës.

Sulmuesi shqiptar mori edhe përgëzimet e trajnerit të Pisa, Genaro Gatuso. “Çanin vetëm duhet ta falënderojmë, mbrëmë në darkë nuk duhej të ishte as i gatshëm për ndeshje, gjuri i kishte mbledhur ujë, por ka shtrënguar dhëmbët dhe u bë pjesë e skuadrës. Kjo më lë të kuptoj profesionalizmin dhe pasioni e këtij djaloshi. Ashtu si Ujkani dhe Di Takio, edhe ata lojtarë që janë në fund të kontratës”, tha Gatuzo para gazetarëve duke lavdëruar këta futbollistë.”

Pas sulmuesit Armando Sadiku që u përfshi në formacionin e javës në Zvicër, edhe Sokol Cikalleshi përfshihet në formacionin e javës në Turqi. Me gol dhe asist. Cikalleshi ndikoi në triumfin 5-1 ndaj Bursasporit, duke u shpallur po ashtu lojtari më i mirë i ndeshjes.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: