Sukaj paralajmëron thyerjen e Kukësit, si rival sheh Skënderbeun

Sukaj paralajmëron thyerjen e Kukësit, si rival sheh Skënderbeun
Derbi i fundit i kryeqytetit me të drejtë u cilësua “derbi i xhevahiri”t. Me golin që shënoi Xhevahir Sukaj, i katërti për të në pesë përballjet e tij me Tiranën, ai ishte heroi i Partizanit pasi fitorja 2-1 ndaj bardhebluve mban të kuqtë në garë për titull.

Sulmuesi shkodran analizoi momentin e tij por dhe të të kuqve duke shprehur entuziazmin për golin e shënuar.

Festimi i tij pas  golit ishte një përgjigje dhe ndaj kritikëve që paraprinë derbin se ai ishte mbipeshë, por për Sukaj “oreksi” i tij ka lidhje vetëm me golin.

Kur erdhi te Partizani, Sukaj premtoi fitoren në derbi por tashmë që derbi ka përfunduar premtimi i tij është më madhor se kjo sfidë.

Kukësi dhe Partizani ndajnë bashkë vendin e parë në klasifikim, por për Sukajn skuadra më e rrezikshme në këtë garë nuk janë verilindorët, por Skënderbeu që gjendet 3 pikë pas tyre.

Ironi apo strategji, Partizani, për kreun i duhet të ndalë këtë javë Kukësin në kryeqytet.

Java e ardhme do të jetë një finale e parakohshme dhe për titullin, mes Kukësit dhe Partizanit.

Shkodrani ka besim se të kuqtë do të dinë të dalin me sukses nga ajo përballje duke i shkaktuar dhe humbjen e parë sezonale Kukësit të Gjokës.

                 Kategoria Superiore

Java e 31-të, Të premten

Tirana-Partizani   1-2

Dje

Kukësi-Laçi           2-1

Vllaznia-Korabi    1-1

Sot

Luftëtari-Skënderbeu      15:00

Teuta-Flamurtari              18:00

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: